Ndërlidhjet

Qipro: Rrëmbyesi mbetet në arrest për tetë ditë


Personi që mendohet se është rrëmbyesi duke u larguar nga aeroplani në aeroportin në Larnaka të Qipros
Personi që mendohet se është rrëmbyesi duke u larguar nga aeroplani në aeroportin në Larnaka të Qipros

Shtetasi i Egjiptit, i cili ka pranuar se e ka rrëmbyer aeroplanin e udhëtarëve të kompanisë Egypit-Air, duke e detyruar atë të ateroj në Qipro, do të mbetet tetë ditë në arrst, ka urdhëruar një gjykatë qipriote.

I dyshuari, i identifikuar me emrin, Seif Eddin Mustafa, 59 vjeçar, sot për të parën herë është paraqitur në një gjykatë në Larnaka të Qipros.

Ai ballafaqohet me akuza për rrëmbim, posedim ilegal të eksplozivit, dhe kërcënim për të kryer dhunë.

Rrëmbimi i djeshëm i aeroplanit ka përfunduar në mënyrë paqësore, pasi policia e arrestoi të dyshuarin, ndërsa të 72 udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit në aeroplanin e tipit, Airbus A320, u liran.

Derisa i dyshuari ishte kërcënuar se ka rrip eksplozivi për ta hedhur në erë aeroplanin, doli se ky pretendim ishte i pavërtetë.

Prokurori qipriot, Andreas Lambrianou, tha se i dyshuari i ka thënë policisë se “çka supozohet se do të bënte dikush, i cili për 24 vjet nuk i ka parë fëmijët dhe bashkëshorten, pasi qeveria e Egjiptit nuk e kishte lejuar”.

XS
SM
MD
LG