Ndërlidhjet

Dëgjimi i Sharapovës për doping mund të mbahet në qershor


Maria Sharapova
Maria Sharapova

Tenistja e njohur ruse, Maria Sharapova, mund të ketë dëgjim në muajin qershor për çështjen e dopingut, ka thënë shefi i Federatës ruse të tenisit, Shamil Tarpishchev.

“Ky nuk është informacion zyrtar, por mendim imi”, i tha Tarpishchev agjencisë TASS.

Maria Sharapova, katër herë fituese e turneve Grand Slam, është suspenduar përkohësisht pas testit pozitiv për substancën meldonium pas turneut, Australian Open.

Kjo substancë ishte përfshirë në listën e medikamenteve të ndaluara në listën e Agjencisë Botërore Antidoping (WADA), më 1 janar të këtij viti.

Sharapova, 28 vjeçare, ballafaqohet me dënim me moslojë deri në katër vjet, megjithqë mund të ketë dënim të reduktuar nëse ajo demonstron se nuk kishte qëllim për të mashtruar.

Maria Sharapova thotë se substancën melodium e kishte marrë për shkaqe shëndetësore dhe se nuk kishte njohuri se ajo gjendjen në listën shtesë të substancave të ndaluara nga ana e agjencisë WADA.

Tarpishchev tha se është në kontakt të vazhdueshëm me Sharapovën dhe se ajo rregullisht zhvillon stërvitje.

XS
SM
MD
LG