Ndërlidhjet

Kryeministri i Pakistanit anulon vizitën në SHBA pas sulmit terrorist


Obama dhe Sharif, gjatë një takimi të mëhershëm në Uashington, 22 tetor 2015
Obama dhe Sharif, gjatë një takimi të mëhershëm në Uashington, 22 tetor 2015

Kryeminsitri i Pakistanit, Nawaz Sharif i ka anuluar planet për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas shpërthimit që la të vrarë 70 njerëz në Lahore, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Sharif kishte planifikuar ta ndiqte samitin për siguri bërthamore, të organizuar nga Obama në Uashington.

“Presidenti Obama ka shprehur mirëkuptim ndaj vendimit të kryeministrit Sharif për ta anuluar vizitën në SHBA dhe qëndrimin e tij në Pakistan për t’i ndjekur zhvillimet që lidhen me këtë sulm terrorist”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Obama gjithashtu ka shprehur ngushëllimet e tij dhe e ka quajtur sulmin “të pashpirt dhe të tmerrshëm”. Në mesin e viktimave kishte shumë fëmijë dhe gra, dhe shumë myslimanë e të krishterë ndodheshin aty, për të festuar Pashkët, në një park publik.

XS
SM
MD
LG