Ndërlidhjet

Haradinaj kërkon që FBI të hetojë Komisionin për Demarkacion


Ramush Haradinaj
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që Byroja Federale e Hetimeve në SHBA (FBI) të hetojë anëtarët e Komisionit Shtetëror të Kufirit, të cilët kanë bërër shënjimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka bërë të ditur se i ka shkruar letër presidentes në largim të Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila ka iniciuar formimin e një komisioni me eksepërtë ndërkombëtarë për vlerësimin e demarkacionit.

Eksepertët ndërkombëtarë kanë thënë se nuk kanë gjetur shkelje në marrëveshjen për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Por, Haradinaj ka thënë se “i gjithë procesi i shënimit të kufirit me Malin e Zi, përpara se të jetë një çështje juridike ndërkombëtare, është një problem i brendshëm dhe është e domosdoshme që ai t’i nënshtrohet një hetimi të hollësishëm ndërkombëtar”.

XS
SM
MD
LG