Ndërlidhjet

Vuçiq: Krenar që kemi mbrojtur dinjitetin e Sheshelit


Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është krenar që qeveria e tij ka mbrojtur ligjet dhe dinjitetin e Serbisë, si dhe dinjitetin qytetar të udhëheqësit të Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, të cilin Tribunali i Hagës e ka liruar nga të gjitha akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“Imagjinoni se çfarë turpi do të përjetonim sikur ta kishim dërguar Sheshelin në Hagë e ata ta kthejnë pas 25 ditësh. Jam krenar që Qeveria e Serbisë ka mbrojtur ligjet dhe dinjitetin e Serbisë, të qytetarëve të saj dhe të Sheshelit. Nuk kam asnjë antipati ndaj tij. Atij dhe familjes së tij u dëshiroj çdo të mirë”, ka thënë Vuçiq për gazetarët në Beograd.

Vuçiq ka shtuar se ai, si kryetar i qeverisë, do t’iu kundërvihet ashpër politikave të Sheshelit, sepse ato politika, sipas tij, e shtyjnë Serbinë në të kaluarën, në probleme dhe në vështirësi ekonomike.

Gjykata për Krime Lufte në Hagë e ka shpallur të enjten të pafajshëm Sheshelin, i cili është akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, që lidhen me luftërat në Ballkan në vitet 1990.

Gjykata e Hagës ka lejuar që Sheshel të qëndrojë në Beograd kur të jepet vendimi. Atij i është dhënë leje e përkohshme në vitin 2014 për trajtim të kancerit, por ai i ka sfiduar urdhërat e gjykatës për t’u kthyer dhe ka mbetur në Serbi.

XS
SM
MD
LG