Ndërlidhjet

Indi: Protestë kundër bllokimit në OKB të propozimit për një pakistanez


Pjesëtarë të sigurisë së Indisë afër bazës ajrore Pathankot, e cila ishte sulmuar më 2 janar
Pjesëtarë të sigurisë së Indisë afër bazës ajrore Pathankot, e cila ishte sulmuar më 2 janar

India ka protestuar për shkak se një propozim i saj për ta vënë një lider të lartë militant pakistanez në listën e zezë terroriste të Kombeve të Bashkuara, është bllokuar.

India dëshiron që Komiteti i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që i monitoron sanksionet kundër grupeve ekstremiste, siç janë, al-Kaida dhe Shreti Islamik, ta cilësoj personin, Maulana Masood Azhar, si terrorist.

Ky person është lider i grupit Jaish-e-Muhammad, me seli në Pakistan.

Ministria e jashtme e Indisë tha se dështimi që në listën e zezë të përfshihet Azhari paraqet “qasje selektive në luftimin e terrorizmit”, që mund të ketë “pasoja të rrezikshme” për Indinë dhe komunitetin ndërkombëtar.

Diplomatët në Kombet e Bashkuara kanë thënë se Kina ka bërë “ndalje teknike” për përfshirjen e tij në listë.

Kina është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe ka lidhje shumëvjeçare me Pakistanin.

Pakistani thotë se nuk ka gjetur dëshmi që Masood Azharin e ndërlidhin me sulmin kundër një baze ajrore të Indisë.

Sipas Indisë, në këtë sulm në bazën Pathankot, më 2 janar të këij viti, janë vrarë 7 ushtarë të Indisë.

XS
SM
MD
LG