Ndërlidhjet

Jahjaga dhe Mogherini diskutojnë zhvillimet në Kosovë


Bruksel, 4 prill 2016.
Bruksel, 4 prill 2016.

Presidentja në largim e Kosovës, Atifete Jahjaga, është pritur në Bruksel nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, për të diskutuar zhvillimet në Kosovë.

Jahjaga ka falënderuar Mogherinin për angazhimin e saj dhe të BE-së rreth nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, e cila tashmë ka hyrë në fuqi.

Në një komunikatë të lëshuar nga Presidenca thuhet po ashtu se Jahjaga ka theksuar përkushtimin e Kosovës për të vazhduar procesin e dialogut me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

“Presidentja Jahjaga theksoi nevojën që ky proces i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përqendrohet në implementimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, duke kushtëzuar përparimin në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut me përparimin në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, thuhet në komunikatë.

XS
SM
MD
LG