Ndërlidhjet

Air France zgjidh mosmarrëveshjet për shaminë në kokë


Ilustrim
Ilustrim

Air France ka vendosur t’iu lejojë anëtareve të ekuipazhit që të refuzojnë të punojnë në fluturimet për Iran, për të cilat duhet të vënë shami në kokë.

Kompania ajrore e Francës ka thënë se do të caktojë një “njësi të veçantë” për t’i zëvendësuar ato që nuk duan të fluturojnë në Iran.

“Çdo grua që caktohet për fluturimin Paris-Teheran, e cila për arsye personale refuzon të veshë shaminë në kokë, do të ricaktohet për një tjetër destinacion”, ka thënë Gilles Gateau, zyrtar nga Air France.

Air France pritet të nisë tri fluturime në javë midis Parisit dhe Teheranit nga data 17 prill.

Një memorandum i brendshëm, në lidhje me fluturimet në Teheran, thotë se shoqërueset e fluturimit duhet të veshin xhaketë me mëngë të gjata dhe pantallona në bord. Sipas memorandumit, ato po ashtu duhet të vënë shami përpara se të arrijnë në Teheran.

Rregulli për shaminë tashmë vlen për fluturimet e Air France në Arabinë Saudite dhe në disa destinacione të tjera.

XS
SM
MD
LG