Ndërlidhjet

Kryeministri i Islandës kërkon shpërndarjen e parlamentit


Protesta në Reikjavik të Islandës kundër kryeministrit, Sigmundur Gunnlaugsson, 4 prill 2016.
Protesta në Reikjavik të Islandës kundër kryeministrit, Sigmundur Gunnlaugsson, 4 prill 2016.

Kryeministri i Islandës, Sigmundur Gunnlaugsson, i ka kërkuar presidentit që të shpërndajë parlamentin, pas akuzave se ai ka fshehur miliona dollarë pasuri jashtë vendit.

Gunnlaugsson është duke u përballur me presion për shkak të dokumenteve që tregojnë se ai dhe gruaja e tij kanë në pronësi firmën Wintris, jashtë Islandës.

Kjo është bërë e ditur nga të ashtuquajturat Letra të Panamasë, që kanë rrjedhur nga një firmë ligjore në Panama.

Këto letra kanë zbuluar se dhjetëra figura globale kanë të fsheshura shuma të mëdha parash jashtë vendeve të tyre.

Të hënën ka pasur protesta përpara parlamentin në Islandë.

Gunnlaugsson i ka dërguar kërkesën për shpërndarje të parlamentit presidentit Olafur Ragnar Grimsson, pasi opozita ka kërkuar votë të besimit.

Lexoni edhe këtë:

Shumë njerëz nuk do të mund të flenë nga Letrat e Panamasë

XS
SM
MD
LG