Ndërlidhjet

Poroshenko mbron veten lidhur me Letrat e Panamasë


Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, gjatë vizitës në Japoni, 6 prill 2016
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, gjatë vizitës në Japoni, 6 prill 2016

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko e ka mbrojtur veten lidhur me skandalin e Letrave të Panamasë, një rrjedhje masive e dokumenteve të llogarive jashtë vendit, që përfshijnë zyrtarë politikë, biznese dhe njerëz të njohur nga mbarë bota.

Duke folur sot në një konferencë për media në Tokio, Poroshenko tha se një kompani jashtë vendit, e ngritur për biznesin e tij të karameleve, ishte një hap i domosdoshëm për të vënë pasurinë e tij në një’ besim të verbër’ (term që përdoret për një aranzhim financiar, sipas së cilit një person që ka post publik i jep të drejtat e administrimit të biznesit të tij privat ndonjë firme të pavarur, për të shmangur konfliktin e interesit) kur ai u bë president i vendit në vitin 2014.

Analistët thonë se rrjedhja ka ngritur dyshime se subjekte të tilla jashtë vendit janë krijuar për t’iu shmangur tatimeve.

Dje, kryeministri i Islandës dha dorëheqje për shkak të këtij skandali.

Poroshenko insiston se rasti i tij dallon prej atij të Rusisë ose Islandës, dhe se kompania e tij nuk ishte krijuar për t’iu shmangur tatimeve.

Ai ndodhet në Japoni këtë javë, për tu takuar me kryeministrin japonez dhe udhëheqës të bizneseve të ndryshme.

XS
SM
MD
LG