Ndërlidhjet

Rreth 3.1 milionë rusë janë më të varfër këtë vit


Ilustrim
Ilustrim

Banka Botërore thotë se rreth 3.1 milionë rusë kanë rënë nën nivelin e varfërisë, në një kohë kur ekonomia e këtij vendi po përballet me çmimet e ulëta të naftës në nivel botëror, si dhe me sanksione ndërkombëtare.

Vlerësimi, i bërë në një raport të lëshuar sot, thotë se bruto prodhimi i brendshëm ka zbritur për 3.7 për qind vitin e kaluar, dhe parasheh se kjo shifër do të tkurret edhe për 1.1 për qind më shumë këtë vit.

Rritja e vazhdueshme e varfërisë i kthen shifrat në nivelet e vitit 2007, thotë banka, “duke zhbërë rritjet e rreth një dekade”.

Kjo analizë paraqet të dhënat e fundit që theksojnë se sa shumë ekonomia ruse ka ngecur gjatë dy viteve të fundit.

XS
SM
MD
LG