Ndërlidhjet

Masa të shtuara të sigurisë për inaugurimin e presidentit të Kosovës


Ilustrim
Ilustrim

Me rastin e ceremonisë së inaugurimit të presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi që do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, Policia e Kosovës, njofton se ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Sipas një njoftimi për media, të lëshuar nga Policia e Kosovës, thuhet se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore në kryeqendër dhe jashtë saj.

“Marrë parasysh se kryeqyteti gravitohet nga një numër i madh automjetesh dhe qytetarësh, përfshirë edhe delegacionet nga vende të ndryshme që pritet të jenë të pranishme në këtë ceremoni, për të evituar bllokadat në rrugë, kolonat e mundshme të automjeteve, si dhe për të mundësuar një rrjedhë normale të trafikut, njësitet rajonale të trafikut, do të veprojnë në të gjitha akset rrugore të cilat lidhen me lokacionin ku do të mbahet ceremonia”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Operacioni i Policisë së Kosovës në rastin e inaugurimit të presidentit të Kosovës, ka filluar të zbatohet që në orët e hershme të mëngjesit.

XS
SM
MD
LG