Ndërlidhjet

Gjermani: Është shtuar numri i azilkërkuesve


Migrantët nga Siria që më 4 prill të këtij viti kanë arritur në Gjermani dhe janë vendosur në një kamp në Fridland
Migrantët nga Siria që më 4 prill të këtij viti kanë arritur në Gjermani dhe janë vendosur në një kamp në Fridland

Autoritetet e Gjermanisë thonë se është dyfishuar numri i azilkërkuesve gjatë tremujorit të parë të këtij viti, në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.

Të dhënat zyrtare të publikuara sot tregojnë se 181,405 vetë kanë kërkuar azil gjatë tre muajve të parë të vitit 2016.

Kjo është një rritje prej 112.4% në krahasim me 85,394 azilkërkuesit e tre muajve të parë të vitit 2015.

Ministri i brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere, tha se rritja e numrit të azilkërkuesve ka ndodhur përkundër rënies së numrit të ardhjes së migrantëve të rinjë.

Një numër rekord prej 1.1 milioni njerëz kanë hyrë në Gjermani vitin e kaluar.

Shumë migrantë janë regjistruar në strehimoret për refugjatë, ku ata presin me javë ose muaj të tërë para se të paraqesin kërkesë për azil.

XS
SM
MD
LG