Ndërlidhjet

Prishtinë: 12 persona shoqërohen në stacionin policor


Në Prishtinë sot ishin të shtuara masat e sigurisë me rastin e inaugurimit të presidentit Hashim Thaçi
Në Prishtinë sot ishin të shtuara masat e sigurisë me rastin e inaugurimit të presidentit Hashim Thaçi

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, se 12 persona janë shoqëruar në stacionin policor me dyshimin se kanë hedhur gaz lotsjellës gjatë ceremonisë së inaugurimit të presidentit të ri të Kosovës, Hashim Thaçi.

Policia ka njoftuar, po ashtu, se një polic është lënduar në përpjekje për parandalimin e hedhjes së gazit lotsjellës.

“Janë shoqëruar për intervistim në stacionin policor 12 persona të dyshuar për hedhje të gazit lotsjellës, gjatë ceremonisë së inaugurimit të presidentit të Kosovës. Personat e ndaluar janë në proces të intervistimit”, ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Vendimet e tjera, për personat e dyshuar, sipas Policisë së Kosovës, do të merren në konsultim me prokurorin kompetent.

XS
SM
MD
LG