Ndërlidhjet

PK: Bojaniq ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi - Kosovë


Ilustrim
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se Milovan Bojaniq, shtetas serb, është ndalur në mbajtje për 48 orë, për shkak të kalimit ilegal të kufirit Serbi – Kosovë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje.

“Shtetasi serb është ndalur herën e parë dhe është depërtuar mbrapa, por ai herën e dytë ka tentuar edhe një herë të futet ilegalisht në Kosovë, ku edhe i është hapur rasti kalim ilegal i kufirit, dhe është dërguar për 48 orë në mbajtje”, ka thënë Kelani.

Ndryshe, përmes një komunikate për media, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut me seli në Prishtinë ka thënë se Milovan Bojaniq, “ka dyshime se ka përgjegjësi për krime kundër civilëve të paarmatosur shqiptarë gjatë luftës së fundit në Kosovë në periudhën 1998 – 1999”.

XS
SM
MD
LG