Ndërlidhjet

Mediat belge: Arrestohet Abrini, një nga të dyshuarit e sulmeve në Paris


Mohamed Abrini
Mohamed Abrini

I dyshuari i sulmeve të Parisit, Mohamed Abrini është arrestuar sot, i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP një burim i policisë, pas raportimeve të një televizioni belg se ai ishte arrestuar në një distrikt të Brukselit.

Në të njejtën kohë, prokurorët kanë thënë se policia ka bërë disa arrestime, në lidhje me sulmet vdekjeprurëse në aeroportin dhe metronë e Brukselit, muajin e kaluar.

Burimi i policisë nuk ka dhënë hollësi të tjera lidhur me lokacionin apo rrethanat në të cilat është arrestuar Abrini, por televizioni VRT thotë se arrestimi ka ndodhur në distriktin Anderlecht të Brukselit, i cili dyshohet se është vendndodhja e disa të dyshuarve të tjerë, të lidhur me sulmet në Paris.

Abrini, një belg me origjinë nga Maroku, është parë në një stacion të benzinës në veri të Parisit dy ditë para sulmeve, me të dyshuarin tjetër kryesor, Salah Abdeslam, duke drejtuar njërën prej veturave që ishte përdorur gjatë sulmeve të 13 nëntorit, që la të vrarë 130 persona.

Abdeslam u arrestua më 18 mars në Bruksel, pas katër muajsh ndjekjeje, dhe po mbahet në një burg të sigurisë së lartë në qytetin verior të Bruzhit në Belgjikë.

XS
SM
MD
LG