Ndërlidhjet

VV pengon fjalimet në seminarin për Kushtetutën


Prishtinë
Prishtinë

Punimet në seminarin me temën “Kushtetuta e Republikës së Kosovës 8 vjet pas: vlerat, sfidat dhe perspektiva”, i cili është mbajtur në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, janë ndërprerë dy herë nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe disa studentë.

Ata kanë vërshëllyer dhe i kanë penguar referimet e profesor Enver Hasanit, ish-Kryetar i Gjykatës Kushtetuese, dhe të Hajredin Kuçit, zëvendëskryeministër dhe ministër i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, duke i quajtur ata “shkelës të Kushtetutës”.

Në sallën ku po mbahej seminari kanë intervenuar pjesëtarët e sigurimit të objektit, duke i larguar aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje prej aty.

Më pas, pjesëtarët e Policisë së Kosovës, nën pranga, i kanë shoqëruar disa nga këta aktivistë.

Sot janë bërë tetë vjet prejse Kuvendi i Kosovës ka miratuar Kushtetutën e Republikës.

Akti më i lartë juridik ka hyrë në fuqi më 15 qershor të vitit 2008.

XS
SM
MD
LG