Ndërlidhjet

Afganistanit i duhet “ndihma e huaj” për të arritur paqen


Afganistan
Afganistan

Ministri i Jashtëm i Afganistanit, Salahuddin Rabbani, ka thënë se qeveria e tij është duke bërë çdo përpjekje për paqe me talibanët, porse këto përpjekje “nuk do të japin fryte” nëse “talibanët nuk vijnë në tryezën e bisedimeve”.

Ai i ka bërë këto komente të shtunën në një takim dypalësh me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, i cili ka ndaluar pa paralajmërim në Kabul, në kuadër të një turneu në Lindjen e Mesme dhe në Azi.

“Besojmë se komuniteti ndërkombëtar mund të ndihmojë në inkurajumin e aktorëve kryesorë në rajon, për t’i sjellë talibanët në bisedime direkte me Qeverinë e Afganistanit”, ka thënë Rabbani.

Kerry, në anën tjetër, ka theksuar nevojën e Afganistait për paqe dhe siguri.

Qëllim tjetër i vizitës së Kerryt ka qenë të tregojë mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për qeverinë e unitetit kombëtar të Afganistanit.

SHBA-ja ka ndihmar ndërmjetësimin e marrëveshjes, e cila ka prodhuar ndarjen e pushtetit midis presidentit afgan, Ashraf Ghani, dhe shefit ekzekutiv, Abdullah Abdullah.

Kjo marrëveshje është arritur pas rezultateve të diskutueshme të zgjedhjeve në Afganistan, dy vjet më parë.

Megjithatë, uniteti kombëtar ka qenë qëllim i pakapshëm në Afganistan dhe populli atje duket se është thellësisht i pakënaqur me qeverinë.

XS
SM
MD
LG