Ndërlidhjet

Sulmuesit e Brukselit fillimisht kanë pasur cak Francën


Mohamed Abrini
Mohamed Abrini

Njëri prej autorëve të dyshuar të sulmeve në Bruksel ka pranuar se grupi terrorist, fillimisht, ka planifikuar të godasë Francën me sulme të reja, kanë thënë prokurorët belgë.

Mohamed Abrini ka thënë se grupi ka vendosur të sulmojë Brukselin, pas arrestimit të Salah Abdeslamit, njërit prej të dyshuarve kryesorë për sulmet e nëntorit të kaluar në Paris.

Abrini, i cili është arrestuar në Bruksel të premten, u ka thënë hetuesve se arrestimi i Abdeslamit më 18 mars, ka bërë që komplotistët "të ndryshojnë rrugën".

Sulmet në aeroportin e Brukselit dhe në një stacion të metrosë së këtij qyteti, më 22 mars, kanë lënë të vrarë 32 persona.

Abrini po ashtu ka pranuar se është bombarduesi i tretë që është kapur nga kamerat e sigurisë në aeroport, por që ka ikur pa shpërthyer pajisjet e tij.

Përgjegjësinë për këto sulme e kanë marrë militantët e Shtetit Islamik.

Këta të fundit kanë thënë se kanë kryer edhe sulmet e nëntorit të kaluar në Paris, duke vrarë 130 veta.

XS
SM
MD
LG