Ndërlidhjet

Pakistan: Nga tërmeti kanë humbur jetën gjashtë vetë


Një person i lënduar nga tërmeti është sjellur në spital për trajtim në qytetin Peshavar
Një person i lënduar nga tërmeti është sjellur në spital për trajtim në qytetin Peshavar

Autoritetet në Pakistan thonë se 6 vetë kanë humbur jetën në pjesën veriore të Pakistanit, nga një tërmet i fuqishëm që i ka dridhur qytetet kryesore në Azinë Jugore gjatë fundjavës.

Autoriteti për menaxhimin e situatave të jashtëzakonshme tha sot se pesë vetë e kanë humbur jetën në rajonin Khyber Pakhtunkhva, ndërsa një tjetër person është vrarë në rajonin, Gilgit-Baltistan.

Raportohet se së paku 7 vetë janë lënduar në gjithë Pakistanin, pjesa më e madhe e tyre në qytetin veriperëndimor, Peshavar.

Tërmeti i djeshëm me intensitet 6.6 shkallë i ka shqetësuar banorët në Kabul të Afganistanit, ndërsa në Nju-Delhi të Indisë banorët në ndërtesat e larta janë detyruar të dalin në rrugë.

XS
SM
MD
LG