Ndërlidhjet

Vizita e ministrave të jashtëm në Hiroshimë


Vizita e ministrave të jashtëm në Hiroshimë, 11 prill 2016
Vizita e ministrave të jashtëm në Hiroshimë, 11 prill 2016

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry ka realizuar vizitën historike te memoriali në Japoni, në vendin ku ndodhi sulmi i parë me bombë atomike.

Kerry sot u bë zyrtari më i lartë amerikan që e ka vizituar zyrtarisht Parkun Memorial të Paqes , si dhe Muzeun në Hiroshimë.

I shoqëruar edhe nga ministrat e jashtëm të Britanisë, Kanadës, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë, ata realizuan një vizitë në muze dhe lanë lule pranë memorialit që kujton personat që vdiqën si pasojë e bombës.

Ministrat ndodhen në Hiroshimë për një takim në mes të G7-sës, apo grupit të fuqive ekonomike.

Pas vizitës, ministrat lëshuan një deklaratë për të ritheksuar përkushtimin e tyre në ndërtimin e një bote pa armë bërthamore.

Më 6 gusht të vitit 1945, në orën 08:10, sipas kohës lokale, një bombardues amerikan ka hedhur bombën me uranium, me nofkën “Djali i vogël”, në Hiroshimë.

Rreth 70,000 njerëz kanë vdekur menjëherë. Edhe një herë aq kanë vdekur deri në fund të vitit si pasojë e plagëve dhe e efekteve të rrezatimit.

XS
SM
MD
LG