Ndërlidhjet

Led Zeppelin do të përballet me gjyq 


Anëtarët e rock-bendit britanik Led Zeppelin, John Paul Jones, Robert Plant dhe Jimmy Page (nga e majta në të djathtë)
Anëtarët e rock-bendit britanik Led Zeppelin, John Paul Jones, Robert Plant dhe Jimmy Page (nga e majta në të djathtë)

Themeluesit e rock-bendit britanik Led Zeppelin, Robert Plant dhe Jimmy Page, duhet të përballen me gjyq për të drejtat autoriale të këngës Stairway to Heaven.

Një gjykatë në Llos Angjelles ka konstatuar se ka mjaft ngjashmëri midis kësaj kënge dhe një instrumentali të rock-bendit amerikan, Spirit.

Është vendosur që gjyqi të nisë më 10 maj.

Kënga Stairway to Heaven, e publikuar në vitin 1971, konsiderohet si një nga kompozimet më të mëdha rock të të gjitha kohërave.

Padia për shkelje të të drejtave autoriale është ngritur nga Michael Skidmore, administrues i gitaristit të ndjerë të grupit Spirit, Randy Wolfe.

Gjykatësi Gary Klausner ka thënë se juria ka konstatuar se ka “ngjashmëri të konsiderueshme” midis këngës Stairway to Heaven dhe instrumentalit Taurus në dy minutat e parë.

XS
SM
MD
LG