Ndërlidhjet

Thaçi takoi shefin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës


Prishtinë, 13 prill 2016.
Prishtinë, 13 prill 2016.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim drejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Agron Selimaj.

Komunikata që ka lëshuar Zyra e Presidentit bën të ditur se në takim është vlerësuar se "siguria mbetet prioriteti numër një në vend dhe AKI-ja do të vazhdojë me implementimin e agjendës shtetërore dhe konsoliduese në të mirë të vendit dhe të të gjithë qytetarëve".

"Presidenti Thaçi dhe drejtori i AKI-së diskutuan edhe për përmbushjen e synimeve afatgjata të shërbimit të inteligjencës kosovare dhe të të gjithë mekanizmave të sigurisë, që kërkojnë përkushtim të vazhdueshëm", thuhet në komunikatë.

XS
SM
MD
LG