Ndërlidhjet

Rusia e mbronë aksionin e aeroplanëve luftarakë afër anijes amerikane


Një fotografi e Marinës së SHBA-ve ku tregohet ai që duket se është aeroplani rus Su-24 duke fluturar shumë afër luftanijes U.S.S. Donald Cook
Një fotografi e Marinës së SHBA-ve ku tregohet ai që duket se është aeroplani rus Su-24 duke fluturar shumë afër luftanijes U.S.S. Donald Cook

Ministria e mbrojtjes e Rusisë i ka mbrojtur aksionet e ekuipazheve të aeroplanëve luftarakë rusë, që fluturuan afër luftanijes amerikane në Detin Baltik.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Igor Konashenkov, tha sot se ekuipazhet e aeroplanëve luftarakë rusë të tipit, Su-24, i kishin respektuar të gjitha rregullat e sigurisë.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se dy aeroplanë luftarakë rusë pardje kanë fluturuar shumë afër luftanijes së udhëzuar raketore, U.S.S. Donald Cook, ndërsa një zyrtar i ka përshkruar ato fluturime si më agresivet në periudhën e fundit.

Ky zyrtar amerikan tha se aeroplanët rusë të tipit, SU-24, nuk ishin të armatosur gjatë këtij incidenti, por kanë fluturuar aq afër luftanijes së Shteteve të Bashkuara sa që kanë krijuar “valë uji”.

Po ashtu, një helikopter rus i tipit, KA-27 Helix, disa herë ka qarkualluar rreth anijes U.S.S. Donald Cook, dhe ka fotografuar.

Tash kjo luftanije amerikane është në Detin Baltik, pasi është larguar nga porti Gdanjsk në Poloni, më 11 prill.

Luftanija U.S.S. Donald Cook, ka përjetuar disa herë fluturime të afërta nga aeroplanët luftarakë rusë në Detin e Zi në prill të vitit 2014, ku, po ashtu, lundronte në ujërat ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG