Ndërlidhjet

Vajzat e rrëmbyera në Nigeri shfaqen në video


Foto arkivi
Foto arkivi

Një video e publikuar nga grupi militant i Nigerisë, Boko Haram, duket se tregon disa nga vajzat e rrëmbyera dy vjet më parë në qytetin Çibok.

Videoja, që duket se është filmuar në dhjetor, i është dërguar Qeverisë nigeriane dhe tregon 15 vajza në rroba të zeza, të cilat e identifikojnë veten si nxënëse të rrëmbyera nga shkolla.

Disa nga to janë identifikuar edhe nga prindërit e tyre.

Ky është filmimi i parë i vajzave qysh në maj të vitit 2014.

Rrëmbimi i 276 vajzave nga shkolla në qytetin Çibok të Nigerisë pati nxitur fushatën globale “Na i ktheni vajzat tona”, e cila pati përfshirë edhe Zonjën e Parë të SHBA-së, Michelle Obama.

Por, pavarësisht përpjekejve, shumica e vajzave mbeten të zhdukura.

XS
SM
MD
LG