Ndërlidhjet

SHBA: Sulmet kundër IS-it në Afganistan – me rregulla të reja


Aeroplani luftarak amerikan i tipit F-22 Raptor
Aeroplani luftarak amerikan i tipit F-22 Raptor

Pentagoni ka njoftuar mbrëmë se Shtetet e Bashkuara i kanë ndërmarrë afro 80 sulme ajrore kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), në Afganistan, gjatë tre muajve të parë të këtij viti, sipas rregullave të reja të angazhimit.

Gjenerali amerikan, Charles Cleveland, tha se shtimi i sulmeve në Afganistan kundër IS-it ishte i mundshëm, pasi forcave të Shteteve të Bashkuara, për fillimit të vitit, u është dhënë autoritet i gjërë për t’i marrë në shënjestër militantët.

Para fillimit të këtij viti, ushtria amerikane ka mundur t’i sulmoj caqet e militantëve të IS-it në Afganistan, vetëm nërethana të caktuara, siç është mbrojtja e trupave.

Gjenerali Cleveland tha se sulmet ajrore e kanë ulur aftësinë e IS-it në Afganistan, ku luftëtarët lojalë ndaj udhëheqjes së grupit militant, Shteti Islamik, në Siri, i kanë sfiduar talibanët afganë në disa pjesë të Afganistanit.

Sipas gjeneralit amerikan, afro 80% e sulmeve ajrore janë kryer në provincën lindore Nangarhar, ku IS-i ka krijuar baza të forta.

XS
SM
MD
LG