Ndërlidhjet

Maqedoni: Dekretohet mbajtja e zgjedhjeve më 5 qershor


Pamje nga një pjesë e Shkupit
Pamje nga një pjesë e Shkupit

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni do të mbahen më 5 qershor. Vendimi edhe zyrtarisht është nënshkruar nga kryetari i Kuvendit,Trajko Velanovski.

“Në bazë të kompetencave ligjore dhe kushtetuese dhe në pajtim me vendimin për shpërbërjen e kuvendit, e kam nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për deputetë në Kuvendin e Maqedonisë, më datë 5 qershor. Të gjitha subjektet e kyçura në procesin zgjedhor duhet të kontribuojnë që zgjedhjet të kalojnë në atmosferë të qetë dhe demokratike ”, thuhet në njoftimin e Velanovskit.

Ai këtë shpallje e ka bërë përkundër vendimit të opozitës për bojkotin e zgjedhjeve për shkak të mos plotësimit të kushteve të parapara, për zgjedhje korrekte dhe transparente.

Bojkoti i zgjedhjeve është paralajmëruar nga të gjitha partitë opozitare, përveç nga BDI-ja, e cila ka paralajmëruar pjesëmarrjen së bashku me VMRO-në, e Nikolla Gruevskit.

XS
SM
MD
LG