Ndërlidhjet

Zyrtarët thonë se ekonomia botërore ende mbetet e pabarabartë


Ilustrim
Ilustrim

Ministrat e Financave të Ekonomive më të mëdha në botë kanë paralajmëruar se rritja globale mbetet e pabarabartë, për shkak të kërcënimeve nga sulmet terroriste, si dhe nga vota e Britanisë së Madhe lidhur me largimin nga Bashkimi Evropian.

Gjatë një takimi në Uashington, ministrat dhe udhëheqësit e bankave qendrore të grupit G20, të ekonomive kryesore në botë, thanë se rimëkëmbja globale e ka marrë vetën nga turbullirat e tregut të fillimit të vitit 2016.

Sekretari amerikan i Thesarit, Jacob Lew ka bërë thirrje për më shumë bashkëpunim ndërmjet ekonomive të mëdha, sepse, sipas tij, “Shtetet e Bashkuara nuk mund të jenë e vetmja makina e rritjes.”

XS
SM
MD
LG