Ndërlidhjet

Policia konfirmon vrasjen e një qytetari në Deçan nga pjesëtari i saj


Ilustrim
Ilustrim

Policia e Kosovës, nga rajoni i Pejës, ka konfirmuar se një pjesëtar i kësaj policie ka vrarë një person në Deçan.

“Më datën 18 prill, rreth orës 02:05 në rr.”Luan Haradainaj”, përballë pompes derivative ‘Al Petrol’, rreth 30 metra nga porta e rrethojës së jashtme të Stacionit policor në Deçan, një pjesëtar i Policisë Kosovës gjatë kryerjes së detyrës zyrtare ka përdorur armën e tij zyrtare me qëllim të parandalimit të sulmit ndaj tij, nga i dyshuari shtetas i Kosovës I.L.(1988)-(tani viktimë)”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sipas ekipit mjekësor, i cili kishte mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kishte konstatuar se viktima kishte shenja jete, megjithatë pas dërgimit të personit të plagosur në Spitalin Rajonal në Pejë ishte konstatuar vdekja e tij.

“Lidhur me rast janë njoftuar prokurori i shtetit, Inspektorati Policor i Kosovës, Njësitet relevante të PK-ës të cilët iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, me të cilin vend gjatë këqyrjes ka udhëhequr prokurori shtetit”, vijon njoftimi i policisë.

Rasti, thuhet se është duke u hetuar nga hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës në koordinim me prokurorin e shtetit për të ndriçuar të gjitha rrethanat se si ka ardhur deri të ky rast i cilësuar si ‘ vrasje ’.

XS
SM
MD
LG