Ndërlidhjet

Rebelët sirianë sulmojnë pozitat qeveritare në veriperëndim


Foto nga Arkiva - Luftëtarë rebelë sirianë
Foto nga Arkiva - Luftëtarë rebelë sirianë

Aktivistët sirianë dhe grupet rebele thonë se luftëtarët opozitarë kanë nisur një ofensivë të re kundër forcave qeveritare, në veriperëndim të vendit.

Observatori Sirian për të Drejta të Njeriut, me bazë në Britani të Madhe, ka thënë se rebelët kanë nisur sulmet në provincën Latakia, përderisa luftëtarë të tjerë kanë sulmuar pozitat qeveritare në provincën fqinje të Hamas.

Disa grupe rebele më herët njoftuan sejanë duke e përgatitur një “betejë” të re kundër forcave qeveritare, si përgjigje kundër ‘shkeljes’ së marrëveshjes për armëpushim në Siri.

Grupet, të cilat përfshijnë fraksione që luftojnë nën flamurin e Ushtrisë së Lirë Siriane dhe grupit islamist, Ahrar al-Sham, thanë sot përmes një deklarate se ata do të përgjigjen ‘me forcë’ kundër çfarëdo njësie ushtarake që ka gjuajtur në drejtim të civilëve.

Një ndalim i pjesshëm i armiqësive po mbahet në Siri që nga fundi i muajit shkurt, por ka pasur eskalim të luftimeve, kryesisht rreth qytetit të Aleppos. Sulme të fuqishme ajrore gjithashtu janë raportuar në afërsi të Homsit.

XS
SM
MD
LG