Ndërlidhjet

Shefi i sigurisë ruse bën thirrje për kundërpërgjigje ndaj “ndikimit” amerikan


Kreu i Komitetit Hetues të Rusisë, Aleksandr Bastrykin, Moskë, shkurt 2015
Kreu i Komitetit Hetues të Rusisë, Aleksandr Bastrykin, Moskë, shkurt 2015

Kreu i Komitetit Hetues të Rusisë ka bërë thirrje që të luftohet ndikimi “shkatërrues” i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një një koment të publikuar sot në javoren ‘Kommersant Vlast’, Aleksandr Bastrykin ka shkruajtur se Rusia po përballet me një “luftë hibride të lëshuar nga SHBA dhe aleatët e saj” dhe se ka hyrë në një fazë të “konfrontimit të hapur”.

Ai ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për financim të partive opozitare, për nxitje të luftimeve të fundit në rajonin e Nagorno-Karabakhut në Azerbajxhan, si dhe për destabilizim të Lindjes së Mesme.

Bastrykin gjithashtu dënoi “falsifikimin e informatave dhe fakteve historike” .

XS
SM
MD
LG