Ndërlidhjet

Ukraina shpall fajtorë për terrorizëm dy “ushtarë rusë”


Yevgeny Yerofeyev (majtas) dhe Aleksandr Aleksandrov.
Yevgeny Yerofeyev (majtas) dhe Aleksandr Aleksandrov.

Një gjykatë në Ukrainë ka shpallur fajtorë dy ushtarë rusë për krime që përfshijnë edhe terrorizmin.

Yevgeny Yerofeyev dhe Alexander Alexandrov janë dënuar me nga 14 vjet burgim.

Ata janë kapur në lindje të Ukrainës, majin e kaluar.

Rusia mohon se dërgon trupa në rajon dhe ka thënë se dy personat në fjalë kanë qenë vullnetarë, të cilët kanë lënë shërbimin aktiv.

Në lindje të Ukrainës është në fuqi një armëpushim i brishtë midis ushtrisë dhe separatistëve pro-rusë.

Gjykata në Kiev ka shpallur fajtorë Yerofeyevin due Alexandrovin për “luftë agresive” kundër Ukrainës, duke kryer akte terroriste dhe duke përdorur armë për të provokuar konflikt të armatosur, ka raportuar agjencia e lajmeve Interfax.

Yerofeyev dhe Alexandrov i kanë mohuar akuzat.

Moska ka thënë se do të bëjë gjithçka të mundur për t’i kthyer ata në shtëpi.

XS
SM
MD
LG