Ndërlidhjet

Medvedev thotë se nuk do të ndërmerren reforma të shpejta


Fjalimi i Medvedev para shtëpisë së ulët të Parlamentit të Rusisë, 19 prill 2016
Fjalimi i Medvedev para shtëpisë së ulët të Parlamentit të Rusisë, 19 prill 2016

Kryeministri rus, Dmitry Medvedev, thotë se qeveria nuk duhet të nxitojë në zbatimin e shpejtë të reformave strukturore, duke thënë se kjo mund të jetë një barrë e rëndë për ekonominë dhe popullatën ruse.

“Ne nuk do të ndërmarrim reforma në kurriz të shpenzimeve të njerëzve”, ka thënë sot Medvedev para shtëpisë së ulët të Parlamentit të Rusisë.

Ai ka shtuar se si njerëzit, ashtu edhe ekonomia, mund të përballojnë vetëm një shpejtësi dhe thellësi të caktuar të reformave.

Ekonomia ruse është goditur rëndë nga rënia e çmimeve globale të naftës dhe nga sanksionet ekonomike të Perëndimit, të vendosura ndaj Moskës për shkak të rolit të saj në konfliktin në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG