Ndërlidhjet

Irani së shpejti me nivele të naftës sikurse para sanksioneve


Ilustrim
Ilustrim

Një zyrtar iranian ka thënë se brenda dy muajsh prodhimi i naftës në Iran do t’i arrijë nivelet sikurse para sanksioneve.

Kjo rritë shpresat se Teherani do t’u bashkohet përpjekjeve të prodhuesve kryesorë të naftës në botë për ta zbatuar një plan që parasheh ngrirjen e prodhimit të naftës në nivelet e janarit, në përpjekje për t’i ngritur çmimet globale të naftës.

Bisedimet ndërmjet prodhuesve kryesorë të naftës në botë për ngrirje të prodhimit dështuan të dielën në Katar, pasi Arabia Saudite insistonte se të gjitha vendet anëtare të OPEC-ut (Organizatës Botërore të Vendeve Eksportuese të Naftës), përfshirë edhe Iranin, duhet t’i bashkohen marrëveshjes.

Por, Irani insiston se nuk do të bëhet pjesë e planit, derisa të mos e kthejë prodhimin e naftës në nivelet para sanksioneve ndërkombëtare.

Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA ka cituar sot zëvendësministrin iranian të Naftës, Rokneddin Javadi, të ketë thënë se këto nivele do të mund të rikthehen deri në fund të muajit qershor.

Vendet anëtare të OPEC-ut do të takohen më 2 qershor në Vjenë, në përpjekje të reja për t’u pajtuar për ngrirjen e prodhimit të naftës.

Ju mund ta lexoni dhe këtë:

Prodhuesit e naftës takohen në Katar, por pa Iranin

XS
SM
MD
LG