Ndërlidhjet

Dhjetëra të vrarë nga sulmet në Siri


Turkey -- Residents look at the damage after a rocket hit a house in Kilis, April 19, 2016
Turkey -- Residents look at the damage after a rocket hit a house in Kilis, April 19, 2016

Sulme ajore që dyshohet se janë realizuar nga forcat qeveritare kanë vrarë sot të paktën 44 civilë në disa tregje në veriperëndim të Sirisë, në kohën kur shefat e opozitës kanë thënë se i kanë braktisur bisedimet për paqe në Gjenevë, pikërisht për shkak të sulmeve të tilla.

Në disa prej akteve më vdekjeprurëse që nga hyrja në fuqi e armëpushimit në muajin shkurt, bombardimet e dyshuara të qeverisë kanë goditur një treg në qytetin Maaret al-Numan, duke vrarë të paktën 37 civilë.

Një sulm tjetër goditi një treg në afërsi të qytetit Kafranbel, duke vrarë shtatë civilë, tha Observatori Sirian për të Drejta të Njeriut, me bazë në Britani të Madhe.

Sulmet ndodhën në provincën Idlib, e cila ndodhet nën kontrollin e Frontin e Al-Nusrës.

XS
SM
MD
LG