Ndërlidhjet

Çollaku: Meritojmë propozimin e Komisioni Evropian për liberalizim të vizave


Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku
Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku

Ministri i Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës, Bekim Çollaku, ka ritheksuar se zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), është kusht themelor i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por edhe i domosdoshëm për zhvillim socio-ekonomik. Njëherësh, ai është shprehur sërish i bindur që Kosova e meriton rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave.

Ministri Çollaku, ka takuar ambasadorët e vende të BE-së, në Kosovë, për të diskutuar për MSA-në dhe liberalizimin e vizave.

“MSA nënkupton më shumë reforma, më shumë stabilitet për investime, krijim të kushteve më të mira të tregtisë me BE-në, përfitime për konsumatorin, rritje ekonomike, rritje të prodhimeve vendore dhe të eksportit, dhe më shumë vende pune në Kosovë”, ka shkruar ministri Çollaku në profilin e tij në Facebook.

Sa i përket liberalizmit të vizave, Çollaku thekson se institucionet dhe qytetarët meritojnë sa më shpejtë një propozim ligjor nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, dhe se sipas tij, shtetet anëtare kanë një rol të rëndësishëm që të ndihmojnë në përshpejtimin e vendimmarrjes.

Ai ka ripërsëritur se Kosova ka përmbushur kriteret teknike për liberalizim të vizave të kërkuara nga Komisioni Evropian.

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, si marrëveshja e parë kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, ka hyrë në fuqi më 1 prill të këtij viti.

XS
SM
MD
LG