Ndërlidhjet

“Mosmarrëveshje të thella” midis NATO-s dhe Rusisë


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se aleanca dhe Rusia kanë zhvilluar “bisedime të sinqerta dhe serioze”, pavarësusht “mosmarrëveshjeve të thella”.

Ambasadorët e NATO-s dhe të Rusisë janë takuar sot në Bruksel për herë të parë në afro dy vjet.

Duke folur pas takimit, Stoltenberg ka thënë se palët “nuk pajtohen për faktet dhe përgjegjësitë në Ukrainë”.

“Pasi veprimet e Rusisë kundër Ukrainës kanë çuar në gjendjen aktuale të marrëdhënieve tona, aleatët e NATO-s e kanë bërë të qartë se ata vazhdojnë të mbështesin fuqishëm sovrantitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Aleatët nuk e njohin aneksimin e paligjshëm të Krimesë nga Rusia”, ka thënë Stoltenberg.

Ai ka përsëritur se Rusia vazhdon të mbështesë separatistët në lindje të Ukrainës me municion dhe financa.

NATO-ja ka pezulluar gjithë bashkëpunimin praktik me Moskën në prill të vitit 2014, një muaj pasi Rusia ka aneksuar Gadishullin e Krimesë nga Ukraina.

Prej atëherë, Këshilli NATO-Rusi është takuar vetëm një herë, në qershor të vitit 2014.

Megjithatë, Stoltenberg është takuar me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në disa raste gjatë viteve të fundit.

XS
SM
MD
LG