Ndërlidhjet

Përkrahje sektorit privat në Panairin “Prishtina 2016”


Ilustrim
Ilustrim

Në Kosovë sot është hapur panairi ndërkombëtar “Prishtina 2016”, të cilin e kanë vizituar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministri Isa Mustafa.

Më këtë rast, Thaçi, ka shprehur mirënjohje të veçantë për prodhuesit e Kosovës, të cilët, me punën e tyre, "po kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë së vendit, në hapjen e vendeve të reja të punës dhe në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve gjithnjë e më të mira dhe më të lira për konsumatorët".

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se “sektori privat i biznesit po shndërrohet në gjenerator të zhvillimit ekonomik dhe të punësimit”.

Panairi ndërkombëtar “Prishtina 2016” është organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Në të po marrin pjesë përfaqësuesit e mbi 100 kompanive nga Kosova dhe vendet e rajonit.

XS
SM
MD
LG