Ndërlidhjet

Vriten tre ushtarë ukrainas, me gjithë armëpushimin


Ukrainë - foto arkivi
Ukrainë - foto arkivi

Ukraina ka bërë të ditur se tre ushtarë të saj janë vrarë në lindje të vendit.

Zëdhënësi i ushtrisë, Andriy Lysenko, ka thënë se ushtarët janë vrarë nga një sulm me mortaja, në veri të Donjeckut.

Lajmi vjen në kohën e shqetësimeve në rritje për shkeljen e armëpushimit në lindje të Ukrainës.

Luftimet midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë atje kanë lënë të vrarë mbi 9,100 veta qysh në prill të vitit 2014.

Lexoni edhe këtë:

“Mosmarrëveshje të thella” midis NATO-s dhe Rusisë

XS
SM
MD
LG