Ndërlidhjet

Ndërron jetë muzikanti i njohur Princ


Princ
Princ

Muzikanti i njohur, Princ, ka vdekur në shtëpinë e tij në Minesota, në moshën 57-vjeçare, ka konfirmuar publicisti i tij.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe hetimet janë në zhvillim e sipër.

Princ është bërë super-yll global në vitet 1980, me albumet si 1999, Purple Rain dhe Sign O' the Times.

Ai ka shitur më shumë se 100 milionë incizime gjatë karrierës së tij.

Si këngëtar, tekstshkrues dhe multi-instrumentalist, Princi ka incizuar mbi 30 albume.

Hitet e tij më të mira përfshijnë: Let's Go Crazy dhe When Doves Cry.

Javën e kaluar, ai është dërguar me urgjencë në spital, pas performancës në skenë, por është liruar shpejt.

XS
SM
MD
LG