Ndërlidhjet

Fantazma e Millosheviqit dhe zgjedhjet serbe


Beograd, 2007.
Beograd, 2007.

Shkruan: Gordana Knezheviq, gazetare e Radios Evropa e Lirë

Për shumëkënd, Sllobodan Millosheviqi edhe më tej është “kasapi i Ballkanit”, njeriu i akuzuar për organizimin dhe kontrollimin e gjenocidit dhe krimeve të tjera gjatë luftërave të viteve të 90-ta në Bosnje, Kroaci dhe në Kosovë.

Brenda Serbisë, megjithatë, pamja është më e ndërlikuar. PartiDhjetë vjet pas vdekjes së tij në Hagë, ish-lideri serb Millosheviq mbetet emri shënjues në mesin e një segmenti të caktuar të votuesve. Vendi mban zgjedhjet parlamentare më 24 prill dhe ish-Partia Socialiste e Millosheviqit shpreson se fantazma e tij do të ndihmojë rritjen e numrit të votave mbi 13 përqind, sa kishte fituar në zgjedhjet e vitit 2014.

Fakti që Millosheviqi e la këtë botë para se Gjykata e Hagës të shpallë vendimin e saj për të, nga mbështetësit e tij shihet si “dëshmi e pafajësisë”. Partia Socialiste asnjëherë nuk është distancuar nga Milosheviqi, ndonëse në të kaluarën kishte minimizuar lidhjet me themeluesin e saj.

Jo shumë kohë më parë, nipi 17-vjeçar i Millosheviqit, Markoja, dhe e reja e tij, Milica, ishin mysafirë nderi në kongresin e Partisë Socialiste në Beograd që u mbajt më 10 prill. Lideri i partisë, Ivica Daçiq, që është edhe ministër i Jashtëm, tha që ndonëse kishte ftuar të afërmit e Millosheviqit, kjo nuk duhet të shihet si shenjë e përkrahjes për politikat e viteve të 90-ta.

Por, shumë njerëz nuk janë të bindur.

Shpresa e Daçiqit se trashëgimia e Millosheviqit mund të forcojë fushatën e tij, mund të jetë shenjë e dëshpërimit. Në një intervistë me Radion Evropa e Lirë, më 16 prill, Daçiq tha se do të japë dorëheqje nëse partia e tij fiton më pak se dhjetë përqind të votave. I pyetur nëse ftesa për të afërmit e Millosheviqit është një deshmi e qëndrimit kundrejt ish-liderit të partisë, Daçiq tha se “ai nuk ka për çfarë të amnistohet sepse nuk është dënuar.

Së dyti, edhe nëse (akuzat e Hagës) do të ishin të sakta, kjo nuk ka të bëjë asgjë me nipin e tij. Së treti, ai ishte kryetar i Partisë Socialiste dhe është pjesë e historisë së saj. Nuk mund të themi se kjo nuk ekziston. Unë jam në situatë delikate, meqë nëse nuk e përmend Millosheviqin, atëherë më akuzojnë se po e mohoj, po distancohem etj. Ndërsa, nëse e përmend, atëherë thonë se jam duke e keqpërdorur.

Në pajtim me politikën serbe të “rrugës së mesme”, Daçiqi është shfaqur edhe pro evropian edhe pro rus. Partia Përparimtare e kryeministrit Aleksandar Vuçiq pritet të fitojë sërish në këto zgjedhje. Por, do të jetë interesante të shihet se sa do t’i ndihmojë Daçiqit fantazma e Millosheviqit dhe sa larg do të shkojë ai duke thirrur në ndihmë shpirtërat e së kaluarës.

XS
SM
MD
LG