Ndërlidhjet

Obama: Britania në BE do të jetë edhe më e fortë


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, në një artikull për gazetën britanike, The Telegraph, i ka bërë thirrje Britanisë që të qëndrojë në Bashkimin Evropian, duke thënë se ky vendim do ta bëjë këtë vend edhe më të fortë.

Mbretëria e Bashkuar do të mbajë referendum më 23 qershor për anëtarësinë e saj në bllok.

“Në fund të fundit, çështja nëse Mbretëria e Bashkuar mbetet pjesë e Bashkimit Evropian, u takon votuesve britanikë. Bashkimi Evropian nuk e zbut ndikimin britanik, përkundrazi e rrit atë. Një Evropë e fortë nuk është kërcënim për udhëheqjen globale të Britanisë; ajo e rrit udhëheqjen globale të Britanisë”, ka shkruar Obama.

Obama ka arritur të enjten në mbrëmje në Londër, ku do të qëndrojë për vizitë treditëshe.

Zyrtarët amerikanë i përshkruajnë marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Britanisë si “të veçanta” dhe SHBA e sheh anëtarësinë e Britanisë në BE si zë të Uashingtonit në bllokun 28-anëtarësh.

XS
SM
MD
LG