Ndërlidhjet

Thaçi: Kosova ka evituar zhytjen në krizë politike


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova ka evituar zhytjen në krizë politike dhe se në ditët e fundit ka një sjellje konstruktive të të gjitha palëve.

“Është për t’u vlerësuar që debati është kthyer në çështjet si zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe zhvillimi ekonomik i vendit”, ka thënë Thaçi gjatë një takimi me ambasadorin e Britanisë në Prishtinë, Ruairi O’Connell.

Ky i fundit, sipas njoftimit nga Presidenca, është shprehur i kënaqur që po krijohen rrethana që Kosova të paraqitet sa më pozitivisht në botë.

Partitë opozitare në Kosovë, megjithatë, qysh në muajn gusht kanë penguar ose bllokuar punën e Kuvendit të Kosovës, në shenjë kundërshtimi me marrëveshjen që ka nënshkruar kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, me Serbinë, për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Sipas opozitës, ky asociacion çon në ndarje të Kosovës.

XS
SM
MD
LG