Ndërlidhjet

Shtetet e Ballkanit Jugor pajtohen të koordinohen për migrantët


Ilustrim
Ilustrim

Ministrat e Jashtëm të Greqisë, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë janë zotuar se do ta përmirësojnë koordinimin për trajtimin e migrantëve në “Rrugën e Ballkanit” drejt Evropës Perëndimore.

“Ne do t’i koordinojmë përpjekjet tona, ne do të provojmë që t’i shmangim zgjidhjet që janë në kurriz të vetëm një shteti”, ka thënë ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikola Poposki, pas dy ditë bisedimesh në Greqi.

Më shumë se 1 milion migrantë në vitin 2015 arritën në Greqi nga Turqia, përmes anijeve të gomës, të ndihmuar nga trafikantët, dhe pastaj kalonin në këmbë nga Maqedonia në Austri, me qëllim të arritjes në shtetet e pasura perëndimore të Bashkimit Evropian.

Por, kjo rrugë u mbyll këtë vit, pas masave të ndërmarra nga ana e autoriteteve austriake, që shkaktoi pastaj mbylljen edhe të kufijve të tjerë, përfshirë edhe kufirin e Maqedonisë me Greqinë, duke lënë me mijëra migrantë të ngujuar në kushte të rënda në qytetin grek Idomeni.

Gjatë bisedimeve të kësaj jave, katër vendet fqinje u pajtuan se ato duhet t’u përgjigjen grupeve në nevojë të migrantëve, sikurse fëmijët e pashoqëruar, si dhe të punojnë më ngushtë në luftën kundër trafikimit njerëzor.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, tha se një mekanizëm i koordinimit do të ngritet dhe funksionojë brenda gjashtë muajsh.

XS
SM
MD
LG