Ndërlidhjet

Irani thotë se e përkrahë planin për ngrirje të prodhimit të naftës


Ministri iranian i Naftës, Bijan Namdar Zanganeh
Ministri iranian i Naftës, Bijan Namdar Zanganeh

Ministri i Naftës i Iranit tha se Teherani do ta përkrahte çfardo plani për ta stabilizuar tregun, pavarësisht faktit se nuk e ka ndjekur takimin e javës së shkuar në Katar, ku u mblodhën prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë, në përpjekje për ta ngrirë çmimin në nivelet e janarit.

Bisedimet e 17 prillit, që kishin për synin ngritjen e çmimeve globale të naftës, përfunduan pa ndonjë marrëveshje.

Arabia Saudite, eksportuesi më i madh i naftës në botë, kishte kërkuar që çfarëdo marrëveshje e arritur të jetë obligative për të gjithë prodhuesit.

Ministri iranian i Naftës, Bijan Namdar Zanganeh, tha se pavarësisht faktit se takimi në Doha nuk është treguar “frutdhënës”, Teherani e ka parë si “hap pozitiv”.

“Takimi ka inicuar negociata ndërmjet vendeve të OPEC-ut dhe atyre që nuk janë pjesë e kësaj organizate, dhe u ka treguar prodhuesve kryesorë të naftës në OPEC se diçka duhet bërë për ta ndryshuar situatën”, citohet të ketëthënë Zanganeh, raporton agjencia e lajmeve SHANA.

Por, Irani, anëtar i OPEC-ut, insiston se nuk do ta kufizojë prodhimin, derisa ai të mos i arrijë nivelet që kishte para vënies së sanksioneve ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG