Ndërlidhjet

Mbi 10 të vrarë në Bagdad nga dy sulme me bombë


Pamje pas një sulmi të mëhershëm në Bagdad, 6 mars 2016.
Pamje pas një sulmi të mëhershëm në Bagdad, 6 mars 2016.

Të paktën 12 persona janë vrarë nga dy sulme me vetura bombë në Bagdad, që kishin për cak forcat e sigurisë.

Shteti Islamik ndodhet prapa sulmit të djeshëm, sipas agjencisë së lajmeve Amaq, e cila e përkrahë këtë grup.

Sulmi ndodhi në një pikë kontrolli të forcave të sigurisë në distriktin verior, al-Husseiniya, ku u vranë nëntë njerëz dhe të paktën 28 të tjerë u lënduan.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e dytë, i cili kishte për cak një konvoj ushtarak në Arab al-Jabour, një zonë në periferi të Bagdadit.

Në sulmin e dytë mbetën të vrarë tre njerëz dhe 11 të tjerë mbetën të plagosur.

Qeveria e Irakut ka arritur të rimarrë disa qytete të mëdha nga Shteti Islamik gjatë vitit të kaluar, përfshirë qytetet perëndimore të Ramadit dhe Hitin, dhe ngadalë po i shtyen militantët në drejtim të kufirit me Sirinë.

XS
SM
MD
LG