Ndërlidhjet

Hyn në fuqi njohja reciproke e certifikatave të ADR-së 


Ilustrim
Ilustrim

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka konfirmuar se ka hyrë në fuqi marrëveshja për njohjen reciproke të certifikatave të ADR-së midis dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Kjo marrëveshje mundëson lirinë e lëvizjes së mallrave të rrezikshme mes dy shteteve, sipas Konventës së ADR-së, dhe prej sot, me 25 prill 2016, prej orës 00:00, të gjithë transportuesit nga Kosova përmes certifikatave të ADR-së, të lëshuara nga institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës, do ta realizojnë këtë veprimtari tregtare me shtetin fqinj Serbinë”, citohet të ketë thënë ministrja Tahiri, në një komunikatë lëshuar për media.

Ajo ka shtuar se kjo marrëveshje është e rëndësishme në planin ekonomik dhe tregtar, pasi që mundëson heqjen e pengesave që Serbia ia ka krijuar kompanive transportuese nga Kosova për gati më shumë se tetë muaj.

Po ashtu, sipas saj, kjo marrëveshje është e rëndësishme edhe në planinpolitik, sepse siç thekson ajo, ‘është njohje e dokumenteve shtetërore të Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë’.

Përndryshe, si kundërpërgjigje për bllokadën e Serbisë për importin nga Kosova, Qeveria e Republikës së Kosovës më 22 mars 2016 pati marrë vendim për masa reciprociteti për mosnjohjen e certifikatave dhe kishte ndaluar importin e mallrave të rrezikshme nga Serbia, masa të cilat u hoqën sot.

XS
SM
MD
LG