Ndërlidhjet

Mejlisi i tatarëve krimeanë shpallet organizatë terroriste


Nga një takim i organit vetëqeverisës të tatarëve krimeanë - Mejlis
Nga një takim i organit vetëqeverisës të tatarëve krimeanë - Mejlis

Gjykata e lartë e Krimesë, rajon i Ukrainës i aneksuar nga Rusia, ka shpallur organizatë terroriste organin vetëqeverisës të tatarëve krimeanë, Mejlis, dhe e ka ndaluar zyrtarisht atë.

Vendimi është marrë sot, një javë pasi Ministria e Drejtësisë e Rusisë ka thënë se Mejlis është vendosur në listën e organizatave civile dhe fetare që janë pezulluar për shkak të aktiviteteve të dyshuara ekstremiste.

Mejlis është legalizuar nga Qeveria e Ukrainës në vitin 1999.

Tatarët përbëjnë rreth 12 përqind të popullsisë 2.5-milionëshe të Krimesë.

Shumë tatarë krimeanë kanë ikur nga gadishulli në Detin e Zi pasi rajoni është pushtuar nga forcat ushtarake ruse në shkurt të vitit 2014 dhe është aneksuar ilegalisht nga Moska në mars të vitit 2014.

Tatarët krimeanë që kanë mbetur atje, ankohen për keqtrajtime nga autoritetet pro-ruse.

XS
SM
MD
LG