Ndërlidhjet

Arrin në 26 numri i të vdekurve nga ëmbëlsirat e helmuara


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet në qendër të Pakistanit kanë thënë sot se të paktën 26 njerëz kanë vdekur deri më tani dhe dhjetëra janë sëmurë, pas ngrënies së ëmbëlsirave që mendohet se ishin të helmuara nga pesticidet.

Zyrtarët pakistanezë thonë se vala e vdekjeve nisi kur Umar Hayat, një banor në zonën Karor Lal Esan të provincës Punjab,blejti ëmbëlsira të gatuara më 17 prill, për t’i shpërndarë ato te miqtë e familjarët, pas lindjes së nipit të tij.

Dhjetë njerëz që i hëngrën ëmbëlsirat vdiqën menjëherë, në të njëjtën ditë.

Deri më sot, autoritetet thonë se edhe 13 njerëz të tjerë kanë vdekur nëpër spitale dhe 52 të tjerë ende po trajtohen.

Në mesin e të vdekurve është edhe babai i fëmijës të sapolindur dhe gjashtë nga xhaxhallarët e tij.

Një zyrtar i lartë i policisë në atë zonë, Rameez Bukhari, tha se tre njerëz janë arrestuar lidhur me këtë rast; dy vëllezërit që ishin pronarë të pastiçerisë, si dhe një punëtor i saj.

Autoritetet dyshojnë se punëtori mund të ketë shtuar pesticide pa dashje gjatë gatimit të ëmbëlsirave.

XS
SM
MD
LG