Ndërlidhjet

Edhe një i vrarë në Nagorno-Karabakh


Ushtarët armenë në Karabakh, 8 prill 2016
Ushtarët armenë në Karabakh, 8 prill 2016

Zyrtarët e rajonit të Nagorno-Karabakhut kanë thënë sot se edhe një ushtar i forcave separatiste është vrarë gjatë natës nga trupat e Azerbajxhanit.

Liderët e separatistëve në Stepanakert e kanë akuzuar ushtrinë e Azerbajxhanit që po e shkel marrëveshjen për armëpushim, e cila u ndërmjetësua më herët këtë muaj nga Rusia.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit, në anën e saj, i ka akuzuar sot forcat armene për shkelje të armëpushimit për 120 herë gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërsa dje, lideri i separatistëve tha se dy ushtarë armenë u vranë nga forcat e Azerbajxhanit.

Më herët këtë muaj, rajoni i Nagorno-Karabakhut përjetoi valën më të madhe të dhunës që nga armëpushimi i vitit 1994, i cili kishte ngrirë konfliktin ndërmjet forcave të Azerbajxhanit dhe seperatistëve armenë në atë rajon.

Armëpushimi i fundit hyri në fuqi më 5 prill 2016.

XS
SM
MD
LG